“Dëmi më i madh që mund të bëjë Rama është nëse ikën nga protesta neomarksiste”, ish zëdhënësja e PD shpërndan postimin e Edmond Spahos: Është demokrat pa hile

28/06/2026 14:36

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Jola Hysaj, ka shpërndarë në Instagram një postim të demokratit Edmond Spaho, duke e cilësuar atë “demokrat pa hile, burrë jo skile”.

Hysaj tha se e publikoi postimin si një “përgjigje miqësore” për ata demokratë që, sipas saj, e kanë keqkuptuar një reagim të mëparshëm të saj. “Lexojeni këtë postim të Profesor Edmond Spahos, demokrat pa hile, burrë jo skile! E bashkëngjis si përgjigje miqësore për të gjithë ata demokratë ndër ju, që tek postimi im i djeshëm patë gabimisht dikë që unë nuk jam! Faleminderit Profesor, që më bëtë të ndjehem në shoqëri të mirë me mendimin tuaj”, shkruan Hysaj.

Në postimin e tij, Edmond Spaho kritikon kryeministrin Edi Rama dhe protestën e zhvilluar në bulevard, ndërsa shprehet se “dëmi më i madh që mund t’i bëjë këtij vendi nuk janë të shkuarat e tij, por nëse do të ikë nga presioni i kësaj proteste neomarksiste”. Ai shton se kjo, sipas tij, do t’i hapte rrugë rikthimit të qeverisjes së Partisë Socialiste dhe do ta dëmtonte vendin.

Top Channel