Ekonomia kineze shënoi nivelin më të ngadaltë të rritjes në dekada. Të dhënat zyrtare tregojnë se, ekonomia e dytë më e madhe e botës u rrit me 6.6% në vitin 2018, performanca më e dobët kjo që prej viteve ’90.

Rritja kineze e humbi vrullin në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar nivelet e larta të borxhit, por edhe faktit që ka nisur të ndiejë efektet e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konflikti mes dy gjigantëve rezultoi me tarifa të reja prej më shumë se 250 miliardë dollarësh mbi eksportet kineze.

Përkeqësimi i situatës, në një treg tek i cili mbështeten biznese nga i gjithë globi, me shumë gjasë do të ketë ndikim të zgjeruar. Ai po tremb investitorët dhe ka detyruar kompani të mëdha si “Apple” të bëjnë paralajmërime për gjendjen e krijuar.

Të dhënat nuk dilnin jashtë kornizës së pritshmërive, por ato nënvizojnë shqetësimet e fundit mbi dobësimin e rritjes ekonomike të vendit, si dhe pasojave që mund të ketë ajo në ekonominë globale.

Top Channel