Në momentin kur Marotta bëri të ditur rinovimin e Icardit dhe mbërritjen e Godin në muajt e verës, nga Spanja vjen një lajm i hidhur për tifozët e Interit.

Luka Modriç nuk ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit, duke i shuar përfundimisht të gjitha zërat që e shihnin atë të transferohej në Milano.

“Unë jam këtu, kam edhe një vit e gjysmë kontratë me skuadrën dhe nuk kam asnjë presion në lidhje me këtë çështje. Nuk jam i shqetësiuar”, tha Modriç, që shënoi golin e dytë në fitoren e Realit të Madridit ndaj Sevillas.

“18 muaj nuk janë pak dhe unë jam shumë i qetë. Jam sjellë gjithnjë mirë me klubin dhe do të vazhdoj ta bëj këtë. Jam ende shumë i lumtur në Madrid, si në ditën e parë të ardhjes sime këtu. Shpresoj që të qëndroj edhe për më shumë kohë sesa 18 muaj, e uroj që edhe klubi të dëshirojë të njëjtën gjë”, tha më tej ai.

Gjatë muajve të verës, pas përfundimit të Botërorit të Rusisë, emri i Luka Modriç u lakua shumë sa i përket merkatos, madje u fol me siguri për kalimin e tij tek Interi, por kroati vendosi në fund të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, duke ia mbyllur dyert klubit milanez.

Top Channel