Xhelal-ed-din Rumiu e filloi shekullin e 21-të, me një sukses të jashtëzakonshëm. Ai  shënoi një rekord të paimagjinueshëm shitjesh ne SHBA; mbi 3 milion kopje te librit të tij “Fjalët e parajsës” pikërisht në kohën e acarimit më të thellë mes Perëndimit dhe vendit të tij të lindjes, Iranit.

Pasi pushtoi mendjet e lexuesit atlantik, befas ai hyri edhe në studiot e mëdha të kinemasë së Hollyëood-it; mbërtheu pasionin e aktorëve të mirënjohur të skenës dhe këngëtarëve të të gjitha rrymave, prej atyre folklorikë deri tek rock-pop-i.

Rumiu i ka marrë të gjithë titujt e nderit që japin epokat dhe kujtesa historike. Eshtë quajtur “Pir”, në kuptimin e udhëheqësit shpirtëror, ndryshe prijës fetar dhe është quajtur “Moulana”, në kuptimin “hyjnor”. Pasardhësit e kthyen emrin e tij, në një shenjë identifikimi të urdhërit të tyre. Xhelal-ed-din Rumiu është një poet që ka shkrirë në veprën e tij, në një shkallë shumë të lartë sinkretike, mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, frymën e reformës të doktrinës, fshehtësinë e ritit, magjinë e tretjes dhe të ekuilibrit në tentimin e hyjnores, fshehtësinë e mistikës dhe thellësinë e mendimit filozofik. Në vitin 2007 i shpallur si Viti Ndërkombëtar i Rumiut, Unesco e cilëson: poet mjeshtër, teolog, njohës i muzikës dhe valles së sufinjve, themelues i urdhërit të “dervishëve fluturues”.

Ashtu sikurse në vjershërim, edhe në mënyrën si e çoi jetën, Rumiu qe një protagonist i lëvizjes sw mendimit. Madhështia e Rumiut qwndron në frymën e konvergjencës që përmban filozofia e tij poetike dhe fetare. Ai i shihte besimet si të bashkëlidhura organikisht tek ideja e një Hyji të vetëm, që ishte i njëjti për të gjithë popujt.

Rumiu predikoi ‘tretjen filozofike” si tentim i njeriut për t’u përkryer, duke iu afruar përmes shkëputjes meditative nga bota tokësore, asaj që quhet “siprane”, botës hyjnore. Studiuesit kanë vërejtur se të njëjtën filozofi kishte edhe Naimi te “Lulet e verës”. Kjo ndërmjetësi e poetit shqiptar, mund të cilësohet edhe si një prurje indirekte e Rumiut ne shqip. Antologjia poetike “Flakërim dashurie” botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë se tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e tij, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi që prekin tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia dhe psikologjia.

Çfarë e bën unike shprehjen e mesazhit tw tij universal nw vargjet e tij, është natyrshmwria shtangëse dhe aftësia marramendëse për të përdorur figuracion letrar të nxjerrë nga jeta e përditshme, duke dëftuar mjeshtërisht se pas çdo përvoje njerëzore ka një derë tek e padukshmja. Rumi ka thurur mbi 3200 poezi dashurie, me 40 mijë dyvargësha të përshkruar nga ndjesia e dehjes shpirtërore prej dashurisë siprane. E gjithë krijimtaria e Rumit është e destinuar t’i bindë njerëzit se dashuria mund të bëjë mrekulli. Prej poezive të tij janë nxjerrë në gjuhë të ndryshme të botës disa mesazhe që transmetohen si “këshilla për jetën” dhe përcillen si porosi autentike për një jetë më të dashur, të bukur e kuptimplotë.

Xhelal-ed-din Rumiu e filloi shekullin e 21-të, me një sukses të jashtëzakonshëm. Ai  shenoi një rekord të paimagjinueshëm shitjesh ne SHBA, mbi 3 milion kopje te librit tw tij “Fjalwt e parajsws” në kulmin e acarimit midis Perëndimit dhe vendit të tij të lindjes. Pasi pushtoi mendjet e lexuesit atlantik, befas pushtoi edhe studiot e mëdha të kinemasë, Hollywood-in, pasionin e aktorëve të mirënjohur të skenës, këngëtarë të të gjitha rrymave, prej atyre folklorik deri tek rock-pop-i.

Rumiu i ka marrë të gjithë titujt e nderit që japin epokat dhe kujtesa. Eshtë quajtur “Pir”, në kuptimin e udhëheqësit shpirtëror, ndryshe prijës fetar. Eshtë quajtur “Moulana”, në kuptimin “hyjnor”. Pasardhësit e kthyen emrin e tij në një shenjë identifikimi të urdhërit të tyre.

Rumiu është një poet që ka shkrirë në veprën e tij, në një shkallë shumë të lartë sinkretike, mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, frymën e reformës të doktrinës, fshehtësinë e ritit, magjinë e tretjes dhe të ekuilibrit në tentimin e hyjnores, fshehtësinë e mistikës dhe thellësinë e mendimit filozofik. Ne vitin 2007 i shpallur si Viti Ndërkombëtar i Rumiut, Unesco e cilëson: poet mjeshtër, teolog, njohës i muzikës dhe valles së sufinjve, themelues i urdhërit të “dervishëve fluturues”.

Ashtu sikurse në vjershërim, edhe në mënyrën si e çoi jetën, Rumiu qe një protagonist i lëvizjes se mendimit. Madhështia e Rumiut qendron në frymën e konvergjencës që përmban filozofia e tij poetike dhe fetare. Ai i shihte besimet si të bashkëlidhura organikisht tek ideja e një Hyji të vetëm, që ishte i njëjti për të gjithë popujt.

Rumiu predikoi ‘tretjen filozofike” si tentim i njeriut për t’u përkryer, duke iu afruar përmes shkëputjes meditative nga bota tokësore, asaj që quhet “siprane”, botes hyjnore. Studiuesit kanë vërejtur se të njëjtën filozofi kishte edhe Naimi te “Lulet e verës”. Kjo ndërmjetësi e Naimit mund të cilësohet si një prurje indirekte e Rumiut ne shqip. Antologjia poetike “Flakërim dashurie” botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çfarë e bën unike shprehjen e mesazhit te tij universal ne vargjet e tij, është natyrshmeria shtangëse dhe aftësia marramendëse e tij për të përdorur figuracion letrar të nxjerrë nga jeta e përditshme, duke dëftuar mjeshtërisht se pas çdo përvoje njerëzore ka një derë tek e padukshmja. Rumi ka thurur mbi 3200 poezi dashurie, me 40 mijë dyvargësha të përshkruar nga ndjesia e dehjes shpirtërore prej dashurisë siprane. E gjithë krijimtaria e Rumit është e destinuar t’i bindë njerëzit se dashuria mund të bëjë mrekulli. Prej poezive të tij janë nxjerrë në gjuhë të ndryshme të botës disa mesazhe që transmetohen si “këshilla për jetën” dhe përcillen si porosi autentike për një jetë më të dashur, të bukur e kuptimplotë.

Top Channel