Zjarret në Francë dhe Spanjë, mes të prekurve turistë të shumtë/ Rrëfejnë momentet e tmerrit: Ishte si një film, ushtria vinte derë më derë Banorë nga zona të ndryshme të Kurbinit vijojnë prej shumë vitesh të mbushin ujë në çesmave në hyrje të qytetit pasi cilësia e ujit që i vjen nëpër banesa nuk është e mirë, sipas tyre.
Ata shprehen gjithashtu se në ujësjellësin e qytetit nuk është investuar që në vitet ’60.
Megjithatë, Vladimir Tota, përgjegjës i sektorit të ujësjellësit vazhdon të këmbëngulë se uji është i pijshëm: “Klorifikojmë vazhdimisht ujin dhe rezulton se nuk ka papastërti”.
Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Kurbinit, Gëzim Dika konfirmon se në këtë ujësjellës nuk investohet që prej viteve ’60: “Rrjeti i brendshëm është investuar pjesë-pjesë, por zëvendësimi i tubacionit nuk është bërë”.
Derisa të bëhen këto investime në rrjetin e amortizuar, banorët e Kurbinit që furnizohen vetëm 3 orë në ditë, do të vazhdojnë të marrin ujë në çesmën e pelegrinëve të kishës së Shna Ndout, në Laç.
Top Channel