Partia Demokratike ka vendosur që në muajin shkurt të fillojë sezonin e protestave duke pasur 2 pika kryesore të kërkesave të tyre: Shkuarjen në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare këtë qershor, bashkë me ato lokale.

Në studion e “Open” ka qenë i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike që do të ketë negociata për këto kërkesa.

“Nuk negociojmë fare për kërkesat”, u shpreh Balla, teksa shtoi se “Basha mund të ketë shumë kërkesa. Ne i japim reformën zgjedhore, ta shkruaj si të dojë”.

Top Channel