Përfaqësues të biznesit në Lezhë u ankuan për problemet e mëdha që hasin me shërbimin e kërkuar pranë Zyrës së Regjistrmit të Pasurive të Paluajtshme në qytet.

Vonesa në regjistrimin e pronës, sorollatje, veprimtari me dy standarte ishin çështjet që nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë u prezantuan në një takim për punën e hipotekave.

Pashko Paloka tha: “12 muajt e fundit ka qenë një nga institucionet më problematik.

Gjok Jaku, zv/drejtor i përgjithshëm i ZRPP, u shpreh: “Kemi shumë për të përmirësuar nga puna jonë në kuptimin e shpejtësisë së shërbimit që ofrojmë,si mund të mënjanojmë sorollatjet…”

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme në Lezhë u përfshi në një skandal të bujshëm me arrestimin e disa zyrtarëve për skandalin e tjetërsimit të tokave në Shëngjin, çështje ku u përfshi edhe kryetari i Bashkisë së qytetit Fran Frrokaj, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

Top Channel