Raporti i Qeverisë për negociatat me BE/ Korrupsioni në nivelin e lartë, 6 hetime të reja në 2025, u dhanë 5 dënime përfundimtare 23/04 13:50
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, deklaroi se “komisioni i Vetting-ut po përdor standard të dyfishtë për të mbajtur Donika Prelën në sistemin e drejtësisë”, e cila, sipas tij, “ka pasuri të pajustifikuar”.
“Prokurorja e Krimeve të Rënda dyshohet jo vetëm për pastrim parash dhe konflikt interesi në blerjen e disa apartamenteve”, tha Gjata.
“KPK duhet të shkarkojë dhe jo të mbrojë, si deri tani, Donika Prelën. Roli i viktimës me padinë e korrikut nga bashkëshorti i saj kundër firmës ku ka punuar në të zëzë, është mashtrim. Padia nuk ka vlerë ligjore”, shtoi Gjata.
Top Channel