Barcelona ka marrë fitoren e 8 radhazi në kampionat, duke mposhtur Gironën në derbin e Katalunjës, me rezultatin 0-2.

Vetëm pak ditë pas humbjes në Kupën e Mbretit ndaj Sevillas, “blaugranat” e Valverdes arritën të fitojnë lehtësisht ndaj skuadrës tjetër të rajonit.

Semedo kaloi Barcelonën në avantazh në minutën e 9′, ndërsa Messi dyfishoi shifrat në të 68-ën, duke hipotekuar fitoren.

Vlen të theksohet se Girona luajti rreth 40 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të marrë nga Espinosa në minutën e 51-të.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 49 pikëve, 5 më tepër se Atletico e Madridid ndjekëse dhe 13 më tepër se Reali.

Top Channel