Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka nisur me shqyrtimin e akuzave të Partisë Demokratike, se një prej anëtarëve të KLPL, Bujar Sheshi, ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit.

Sheshi mohoi në mënyrë kategorike akuzat që vijnë nga kampi blu dhe thekson se me këto akuza synohet denigrimi i KLP si institucion, pasi janë edhe në një moment kritik, si krijimi i SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

“E ndjej për detyrë të sqaroj kolegët e mi. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se unë Bujar Sheshi nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Deklaroj se kjo situatë është sajesë e ulët për të denigruar dinjitetin tim. Arrij në përfundimin se objektivi i këtij sulmi është më i gjerë se kaq. Synohet të goditet reforma dhe procesi i vetting-ut. Në rastin konkret, nuk synohet vetëm goditja për personin tim si hakmarrje. Por kemi ardhur para krijimit të SPAK dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Sheshi.

Ndërkohë kryetari i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se ishte njohur me dokumentet si dhe me qëndrimin e kolegëve, e institucioni që ai drejton do të shprehet në ditën në vijim për këtë çështje.

Top Channel