Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata e Elbasanit lë në arrest me burg Petri Bozon Partia Demokratike do të angazhdohet në jetën parlamentare vetëm për çështje sensitive për publikun, duke vendosur kështu një marrëdhënie të kushtëzuar.
Ky është një vendim i marrë nga grupi parlamentar i kësaj partie, e si për ta konkretizuar këtë, deputetët e djathtë morën pjesë në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua akti nomativ i buxhetit 2018 dhe propozimi i deputeteve të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi, për shtimin e fondeve për arsimin univeristar në buxhetin e këtij viti.
Projektligji nuk u votua, se për nisjen e një diskutimi të tillë duhet edhe mendimi i qeverisë, për shkak të efekteve financare që ka, mendim ky që nuk ka ardhur ende. Por, gjithsesi, amendamentet po shkojnë drejt rrëzimit.
Ndëkohë, përplasje të fortë mes palëve pati për miratimin e aktit normativ të buxhetit të 2018-s. Opozita e drejtoi debatin rreth koncesioneve.
Ministrja e re e Financave, Anila Denaj tha se koncesionet nuk janë objekt i diskutimit të aktit normativ.
Por, ishte ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, që tashmë drejton Komisionin e Ekonomisë, ai që zbuloi se ndryshimet në ligjin e koncesioneve nuk do të thonë që PPP-të nuk do të vazhdojnë.
Top Channel