Netanyahu: Nuk do t’i rinovojmë mandatin prezencës ndërkombëtare në Hebron

29/01/2019 04:18

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të hënën se do të nxirrte jashtë një prezencë të huaj të krijuar për të ndihmuar në ruajtjen e palestinezëve në një qytet të pushtuar në Bregun Perëndimor, duke akuzuar vëzhguesit për aktivitete anti-izraelite.

“Ne nuk do të lejojmë praninë e vazhdueshme të një forcë ndërkombëtare që vepron kundër nesh”, tha Netanyahu në një deklaratë ku thuhej se mandati i Prezencës së Përkohshme Ndërkombëtare në Hebronit (TIPH), nuk do të rinovohej.

Faqja e internetit e TIPH thotë se forca punon në mandate gjashtëmujore, por nuk specifikon se kur skadon e tanishmja, ndërsa trupa përbëhet nga njerëz nga shtete si Norvegjia, Italia, Suedia, Zvicra dhe Turqia.

“Vendimi i qeverisë izraelite, do të thotë se tel Avivi ka braktisur zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nën patronazhin ndërkombëtar dhe ka hequr dorë nga detyrimet e saj sipas këtyre marrëveshjeve”, tha Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, bisedimet e paqes të të cilit u ndërmorën me Netanjahun.

Komentatorë konservatorë izraelitë e kishin akuzuar TIPH-në për agjitacion kundër kolonëve hebrenj që jetojnë nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite në Hebron, një qytet biblik me një popullsi dërrmuese palestineze.

Top Channel