Që kur Colin Kaepernick u gjunjëzua në vitin 2016 gjatë himnin kombëtar amerikan, si protestë kundër racizmit, Federata amerikane e Futbollit ka pasur probleme të mëdha imazhi.

Që prej asaj kohe, Kaepernick, edhe pse një lojtar shumë i fortë, është ende pa kontratë e pa punë, pikërisht për shkak të atij gjesti.

Tani që qindra e mijëra tifozë po numërojnë orët deri në fillimin e “Super Bowl”-it, ndeshjes më të rëndësishme të vitit, është rikthyer në diskutim racizmi dhe shumë yje kanë preferuar ta shmangin shfaqjen e famshme mes pjesëve.

Shumë aktorë dhe këngëtarë, mbi të gjithë afroamerikanët kanë refuzuar të jenë pjesë e “Super Bowl”-it në përballjen emocionuese që do të zhvillohet në Atlanta, Georgia. Grupi “Maroon 5”, deri tani ka dhënë akordin si e vetmja hyrje klasi në skaletën e programuar.

“Super Bowl” është një esencë e spektaklit amerikan, me një ndeshje futbolli të nivelit të lartë dhe gjithëpërfshirëse, e cila është paketuar në mënyrë të ekzagjeruar nga një karvan sponsorësh dhe fishekzjarresh.

Si të mos mjaftonte problemi i racizmit, vjen edhe një kërcënim për një tjetër mbyllje të qeverisë amerikane, që mund të çojë në kaos punonjësit federalë dhe mijëra të tjerë.

Si për ironi të fatit, Los Angeles Rams dhe Neë England Patriots do të luajnë në stadiumin ku Donald Trump lançoi parullën e tij të famshme “Amerika e para”.

Top Channel