Grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së kanë kallëzuar penalisht Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Në dokumentin e depozituar në organin e akuzës kërkohet që të nisë procedimi penal ndaj Arta Markut për shpërdorim detyre lidhur me rastin e Bujar Sheshit, si dhe pezullimin nga detyra të saj.

Opozita akuzon kryeprokuroren Marku se ka nuk ka kryer verifikimet e plota për Bujar Sheshin, anëtarin e KLP-së, për të cilën Autoriteti i Dosjeve ka pranuar se në moshë të re ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Opozita akuzon se, Arta Marku ka shpërdoruar detyrën duke kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në KLP, pa pritur më parë përgjigjen e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Ndërkohë, vetë prokurori ka mohuar se ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit dhe i ka cilësuar dokumentat e Autoritetit të Dosjeve, të falsifikuara.

Top Channel