I ftuar në ” Wake Up”, pedagogu Mark Marku dha argumentet pse Ligji i Arsimit të Lartë kundërshtohet nga studentët dhe pjesa më e madhe e profesorëve.

Sipas Markut edhe VKM-të e reja që dolën pas protestave nuk e kanë ndryshuar gjendjen e degraduar në të cilën ndodhen universitetet publike e nga ana tjetër ato veçse cënojnë autonominë.

Profesor Marku u shpreh se nëse qeveria nuk i jep zgjidhje kësaj situate dhe rrëzon  Ligjin e Arsimit të Lartë, të gjithë profesorët e universiteteve publike  do të hyjnë në grevë.

Top Channel