Ka qenë apo jo pjesë e shërbimit të Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës Prokurori Bujar Sheshi?! Kjo është ndoshta pyetja që ka vënë në lëvizje organin e akuzës në Shqipëri.

Teksa në raportin Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Bujar Sheshi rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor, ky i fundit ka ngritur padi për falsifikim dhe shpërdorimit të detyrës ndaj AIDSSH, e dosja Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim për këtë çështje.

Veprimet hetimore nga Prokuroria e Tiranës synojnë të nxjerrin në pah ekzistencën e faktit në raport me vendimin e marrë nga Autoriteti, (AIDSSH), ligjshmërinë e këtij vendimi, veprimet e kryera prej këtij institucioni, ligjshmërinë e ndjekur nga Prokuroria e Përgjithshme ne veprimet e saj, për kandidatin Bujar Sheshi, deri në përzgjedhjen e tij si anëtar KLP së, si dhe vertetesine e deklarimeve te prokurorit Bujar Sheshi ne formularin perkates.

Partia Demokratike ishte e para që publikoi dokumentet zyrtare të Autoritetit të Dosjeve, ku prokurori i Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, kandidati i vetëm në dorën e të cilit kishte mbetur ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, figuron të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit që në shkollë të mesme.

Referuar dokumenteve, Bujar Sheshi rezulton në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit se ka punuar hetues në Degën e Punëve të Brendshme të Fierit në vitin 1979, ndërsa pseudonimi i tij ishte “Venusi”.

Top Channel