Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat
Ashtu si Siria, edhe Venezuela po kthehet në një fushëbeteje të heshtur mes SHBA-ve dhe Rusisë. Siç i doli në mbrojtje presidentit sirian Bashar al-Assad, Moska po kërkon të bëjë të njëjtën gjë me udhëheqësin venezuelian, Nicolas Maduro.
Zyrtarët rusë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara për trazirat në vendin e varfër të Amerikës Latine dhe zotohen të mbështesin udhëheqësin e shumëkontestuar, si brenda kufijve, ashtu edhe jashtë tyre.
Një pjesë e kritikave ruse ndaj Uashingtonit lidheshin me vendosjen e sanksioneve ndaj kampanisë shtetërore venezueliane të naftës.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Uashingtoni “ka vendosur në mënyrë publike standardin për ndryshimin e paligjshëm të regjimeve”, duke njohur rivalin e Maduros, njëherësh kreu i opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm.
“Bashkë me anëtarët e tjerë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar, ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur qeverinë legjitime të presidentit Maduro”, ka thënë Lavrov, i cili nuk përmendi megjithatë ndonjë hap të veçantë në përkrahje të presidentit venezuelian.
Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin nuk pranoi të komentonte nëse Rusia ka ndërmend të dërgojë ndihmë ushtarake, në rast se ushtria amerikane ndërhyn në krizën e Venezuelës.
Top Channel