Raporti parlamentar: Ushtria gjermane me shumë probleme, nevojiten veprime urgjente

30/01/2019 04:50

Më pak se gjysma e avionëve luftarakë Eurofighter dhe Tornado të Gjermanisë dhe asnjë nga gjashtë nëndetëset e saj, nuk ishin gati për luftime në 2018, tha një raport të martën, duke shprehur zhgënjimin rreth boshllëqeve në pajisjet dhe personelin e nevojshëm për urgjencat.

Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i trupave në NATO, por Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të aleancës po i bëjnë presion për të rritur shpenzimet ushtarake.

Vlerësimi vjetor parlamentar për forcat e armatosura ka pikturuar një pasqyrë të zymtë të problemeve me të cilat përballet ushtria gjermane pesë vjet pas aneksimit të Rusisë në vitin 2014 të rajonit të Krimesë, në Ukrainë, që galvanizoi anëtarët e NATO-s për të forcuar gatishmërinë e tyre ushtarake.

“Nevojitet një veprim i menjëhershëm. Është absolutisht e rëndësishme që prokurimi të përshpejtohet”, tha avokati i popullit, Hans-Peter Bartels. “Ushtarët kanë nevojë për këtë pajisje tani, për të bërë punët e tyre.”

Për shembull, tha ai, ushtria duhej të pajiset me syze të mjaftueshme, të domosdoshme për shikimin natën, forca të blinduara të trupit dhe pajisje të tjera për të qenë në gjendje të udhëheqin trupat e NATO-s për reagim të shpejtë në 2019-ën, ashtu siç kishte në 2015-ën.

“Ne kemi nevojë për 48,000 syze të shikimit natën, por ata blejnë vetëm 4,000 në vit. Do të duhet shumë kohë për t’i blerë të gjitha”, u tha Bartels gazetarëve, duke shtuar se shumë ushtarë e shohin ushtrinë si “një përbindësh burokratik”.

Top Channel