Dokumentat që disponon Top Story, tregojnë se Sokol Sanxhaktari është aq i guximshem sa nuk ngurron të konfrontohet me policinë. Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ja ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake.

Zakonisht ndodhte që viktimat të tërhiqeshin nga akuzat, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit ose policia shpallej nga gjykata në tejkalim kopetencash sepse kishte shoqëruar dhëndrin e kryetarit të Bashkisë.

Edhe pse një personazh thuajse i panjohur, Sanxhaktari nuk nguronte as të linçonte prokurorët, të cilët ngrinin akuza ndaj tij. Një rast i tillë, është ai i prokurores Erinda Lamka. Kjo zyrtare kishte kopsitur dosjen për Sanxhaktarin, me akuzat për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forceve të policisë.

Por në janar të vitit 2016, Sokol Sanxhaktari i shkruan drejtuesit të prokuorisë, Besnik Cani, që të zevëndësojë prokuroren e çështjes Erinda Lamkën.

Në letrën e shkruar, 33-vjeçari aludon se akuzat i janë ngritur për shak të lidhjes që ai kishte me kryetarin e bashkisë së Elbasanit. Sanxhaktari vijonte duke thënë se prokurorja e çështjes po kryente hetime tendencioze dhe keqadashëse ndaj tij, pasi Qazim Sejdini nuk kishte pranuar ti punësonte bashkëshortin.

Ngjarja për të cilën prokuroria ngriti akuza penale ndaj Sanxhaktarit, ka ndodhur mbrëmjen e 20 dhjetorit 2015.

Salla operative e policisë në Elbasan njoftohet se një person ndodhej i armatosur në ambjentet e një lokali “Lloto-Sporti”, ne lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Elbasanit.

Në vendngjarje, përveç patrullës mbërrijnë edhe drejtues më të lartë të policisë së qarkut, të cilët personin e armatosur e identifikojne si Sokol Sanxhaktarin.

Teksa efektivët e policisë tentojnë të shoqërojnë në komisariat, 33 vjecarit i kanë ardhur në ndihmë disa persona të tjerë, të cilët sipas dosjes hetimore nuk janë identifikuar.

Njëri prej miqve të tij, tenton ti marrë Sanxhaktarit një çantë të zezë. Policia e nuhat këtë gjë, dhe pas një kontrolli gjen armën pa leje. Në këtë moment ka nisur konfrontimi i Sanxhaktarit me policinë, i cili jo vetëm i ka fyer por edhe është konfrontuar me to.

Pas një dëbati që ka zgjatur disa minuta, policia arrin të përmbush me sukses operacion e saj. Sanxhaktari arrestohet në kushtet e flagrancës ndërkohë që procedohet për armbatje penale dhe kundërshtim të forcave të polcisë, vepra penale këto që dënohen minimalisht me 7 vjet heqje lirie.

Por katër muaj më vonë, gjyqtari Taulant Tafa vendos dënimin e Sanxhaktarit me 1 vit e 6 muaj heqje lirie.

Pranimi i veprës penale, dhe një raport mjeksor leshuar nga Qendra Spitalore “Xhaferr Kongoli”, bindi gjykatën në lehtësimin e mAsës së dënimit për dhëndrin e kryebashkikaut.

Në vitin 2008 ai ishte dënuar me 3.4 milion lekë gjobë, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit. Së bashku me të u dënua dhe shoku i tij, Altin Mehja.

Dy vjet më vonë, Sanxhaktari do të përballej sërisht me drejtësisë. Në qershor të 2010 ai u dënua vetëm me tre vjet bug, pasi u akuza për plagosjen e shtetasit Ervis Daka si dhe armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu, dhëndrri i Sejdinit u procedua në shkurt të vitit 2011 dhe u shpall person në kërkim, pasi ishte i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve në qytetin e elbasanit.

Viktimat ishin Miklajd Llatja dhe Erion Kardhoshi të cilët i thanë oficerëve të policisë se autori i ngjarjes ishte Sanxhaktari. Ngjarja ndodhi më 17 shkurt, motivet e të cilës ende janë të pazbardhura nga drejtësia.

Dy të rinjtë tërheqin akuzën, por pak ditë më pas, Policia e Elbasanit organizon një aksion për të kapur 33 vjeçarin, për llogari të këtij hetimi.

Mbrëmjen e 9 marsit policia informohet për vendodhjen e Sanxhaktarit, në një lokal i quajtur “Shtepia e Artit Sejko”, në Elbasan.

Oficerët presin në ambjentet e jashtme të lokalit daljen e Sanxhaktarit , të cilin e shohin nën shoqërinë e Marjus Lulaj, i njohur si Suel Çela si dhe Anri Kurtit.

Teksa oficerët qendronin në makinë, në pritje të fillimit të operacionit, Sanxhaktari iu afrohet duke i nxjerrë pistoletën. Oficerët i prezantohen si efektiva policie dhe i kërkojnë shoqërimin e tij në komisariat.

Miqtë e Sanxhaktarit, të cilët sapo ishin larguar pak metra më tutje, vijnë menjëherë dhe përleshen me oficerët e policisë. Ndërhyrja i jep mundësinë 33 vjeçarit të largohet me vrap, duke u zhdukur nëpër lagjet e qytetit.

Sanxhaktari arrestohet vetëm 6 muaj më vonë, ndërkohë përgjatë kësaj kohe, prokuroria kishte pushuar hetimet për akuzën e plagosjes së dy të rinjve.

Dosja penale në ngarkim të dhëndrit të Sejdinit, shkon në gjykatë vetëm për armbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë. Por edhe këto akuza, rrëzohen nga Gjykata e Elbasanit.

Madje, për ironi, Gjykata gjeti në faj policinë e shtetit në aksionin e saj për arrestimin e 33 vjeçarit. Sipas vendimit, Sanxhaktari nuk ishte njoftuar për shpalljen e tij në kërkim policor si dhe gjatë aksionit punonjesit e policisë ishin të veshur me nje xhup me mbishkrimin “Policia” i pa dhënë nga strukturat përkatëse. Pra, xhupi ishte blerë vetë nga efektivi i policisë.

Në vendimin që i dha lirinë dhëndrrit, gjykata arsyeton se Sanxhaktari nuk munda ta dinte se kush ishin këta tre persona me uniforme civile me një xhup jo nga ato modele të policisë së shtetit, ndaj dhe rrëzon akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë.

Sanxhaktari u dënua vetëm me 6 muaj heqje lirie, për armbatje pa leje, kohë që përkonte me periudhën që 33 vjeçari qëndroi në arrati. Fakti që Sanxhaktari rezultonte person me precedent në pëballjen me policinë nuk peshoi mbi drejtësinë.

Top Channel