Teksa ministrja e re e Financave, Anila Denaj, ka marrë fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, me argumentin se ajo duhet t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe jo të bëjë pasqyrim të të ardhurave.

Por ministrja Denaj ka vijuar fjalën e saj.

Pas saj e ka marrë fjalën kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili theksoi se është detyrim ligjor që ministrja Denaj t’u përgjigjet 10 pyetjeve të bëra nga opozita.

“Nëse ministrja nuk është përgatitur, të ndërpritet seanca”, tha Vasili.

Ndërsa për Taulant Ballën ministrja e re e Financave, Anila Denaj, mori fjalën për të dhënë një këndvështrim të saj të atyre që kërkoi opozita.

Më herët Basha në fjalën e tij u shpreh se opozita kërkon Qeveri kalimtare për zgjidhjen e krizës. Pasi sipas tij qeveria socialiste është e kapur nga bandat kriminale.

Në përditësim

Top Channel