Skuadrat më të mira të dekadës së fundit, Guardiola habit me deklaratat e tij

30/01/2019 16:02

Pep Guardiola u pyet në konferencë shtypi se cilat janë skuadrat më të mira të dekadës së fundit dhe zgjedhjet e tij ngjallën shumë debate.

“Janë 3 skuadrat më të mira të dekadës së fundit: Juventus, Bayern Munchen dhe Barcelona. Pse? Sepse çdo sezon ata fitojnë kampionatin, sepse çdo sezon fitojnë Kupën dhe çdo sezon janë aty duke konkurruar. Për këtë arsye janë më të mirët”, tha Guardiola.

Trajneri i Manchester City ka lënë jashtë listës së tij Realin e Madridit, që në 5 sezonet e fundit ka fituar 4 herë Ligën e Kampioneve dhe përgjigjja e trajnerit të Realit, Santiago Solari ishte e menjëhershme.

“Nuk do të zihemi për një dekadë kur Reali është skuadra më e mirë e shekullit dhe rrjedhimisht, skuadra më e mirë e historisë. Pra, edhe e dekadës së fundit. Reali është ekipi më i mirë pasi kurrë nuk nënvlerëson kundërshtarin, kushdo qoftë ai”, tha Solari.

Top Channel