Ish-oficeri i Forcave të Rendit, Arben Bilali u qëllua me pistoletë në ditët e para të muajit maj të vitit 2010, kur ndodhej në një lokal tek ish-stadiumi “Dinamo”.

Ai i shpëtoi atentatit, pasi ndihmës mjekësore në spital, edhe pse kishte dy plagë të marra nga të shtënat me pistoletë.

Ish-polici në shënjestër të këtij atentati ishte përfolur për një vrasje të ndodhur vite më parë, edhe pse zyrtarisht nuk ishte paditur asnjëherë për këtë krim. Policia ka dyshime se, pas dështimit të atentatit ndaj tij, në lidhje me këtë ngjarje të vjetër mund të jetë ekzekutuar vëllai i ish-oficerit.

Në atë kohë, policia shoqëroi në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës mikun e Arbenit, me të cilin po pinte kafe në momentin e atentatit, si edhe disa dëshmitarë të tjerë, të cilët mendohej se kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes në rrugën “Emin Duraku”.

Ekspertët shqyrtuan provat e mbledhura nga këqyrja e vendit të ngjarjes, gjurmët, si edhe dy gëzhojat e pistoletës “Zastava”, pasi plumbat kishin mbetur në trupin e të plagosurit. Mjekët kryen një ndërhyrje kirurgjikale për ta mbajtur në jetë.

Arben Bilali, 41-vjeçar asokohe dhe banues në Selitë, mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua nga afër me pistoletë.

Top Channel