Në Spille të Rrogozhinës shiu nuk sjell gjithnjë bereqet. Prej 10 vjetësh, sa herë shfaqen retë e zeza në horizont, fermerët ndihen të frikësuar për tokat e mbjella.

Sipërfaqet bujqësore pushtohen të parat nga uji dhe fermerët fajësojnë kanalet e papastra. Në rrezik janë edhe shtëpitë.

Pranë detit Adriatik, Spilleja është një zonë e frekuentuar nga pushuesit gjatë verës, por banorët thonë se pavarësisht kësaj, investimet në infrastrukturë mungojnë.

Top Channel