Atletika shqiptare ngriti siparin e aktiviteteve me Kampionatin Kombëtar Individual Dimëror, i cili u zhvillua këtë të mërkurë në “Elbasan Arena”.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi e konsideroi këtë turne si një mundësi të mirë për të përcaktuar atletët pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik.

Gjatë këtij viti do të zhvillohen disa aktivitete në atletikë, ku më të rëndësishmit janë Europiani i sallave të mbyllura, e sidomos Botërori që do të zhvillohet në Doha të Katarit, ku shpresohet që Shqipëria të përfaqësohet nga Luiza Gega, Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj.

Në Kampionatin Individual Dimëror të Atletikës morën pjesë 175 atletë, 105 meshkuj dhe 70 femra, me 10 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.

Top Channel