Kryeministri i ri i Britanisë gati të kritikojë Presidentin Trump: Nuk do hezitoj ta kundërshtoj kur ta kërkojë interesi kombëtar Qytetet janë thuajse të mbyllur në të gjithë pjesën qendrore të shteteve të bashkuara të amerikës ndërsa rajoni është mbërthyer nga një valë të ftohti i njohur si vorbulla polare.
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën në disa shtete si pasojë e motit arktik. Temperaturat ranë në -30 gradë celcius në Chikago, më ftohtë edhe se në Antarktidë, dhe -37 gradë celsius në Dakotën e veriut.
Moti i acartë do të ngrijë rreth 250 milionë amerikanë dhe rreth 90 milionë prej tyre do të përballen me temperatura nën -17 gradë celsius. Bora pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës që nga rajoni I liqeneve të mëdha në Nju England e deri në Uiskonsin dhe Illinois, ku priten më shumë se 60 centimetra reshje.
Gjendja e emergjencës është shpallur tashmë në Uiskonsin, Michigan dhe Illinois, e madje edhe në shtetet normalisht më të ngrohta më në jug, në Alabama dhe Misisipi. “E gjithë kjo mund të bëjë histori”, tha Riki Katsro, nga shërbimi kombëtar i motit në Illinois.
Temperaturat kanë arritur nivele ekstremisht të ulëta në Çikago falë edhe erës së ftohtë dhe meteorologët thonë se ngrirja është e mundur brenda vetëm 10 minutave jashtë, në temperatura të tilla. Grand Forks, në Dakotën e veriut, ka regjistruar të ftohtin më të madh deri më tani, -54 gradë celsius, mëngjesin e të mërkurës dhe kjo valë të ftohti nuk ka gjasa të përfundojë deri pas fundjave.
Top Channel