Për herë të parë gratë që kanë kaluar moshën riprodhuese do të depistohen për kancer të qafës së mitrës.

Gratë nga 40-49 vjeç do të testohen falas në qendrat e tyre shëndetësore nëse janë prekur nga human-Papiloma virus, i cili e shkakton këtë kancer.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë diagnostikuar 130 raste të reja.

“Çdo vit shënohen 100 raste të reja. 40 gra vdesin çdo vit”, tregon Alban Ylli, ekspert i ISHP.

Depistimi i grave nis në muajin shkurt ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik ka siguruar kitet e nevojshme. Një gruaje qe bën këtë test dhe rezulton pozitiv atëherë parandalon zhvillimin e tij në kancer dhe nëse rezulton negativ atëherë mundësitë saj për t’u infektuar nga ky virus sa vijnë e zvogëlohen dhe testi i radhës mund të përsëritet pas 5 vitesh.

“Gruaja mund ta bëjë vetë këtë analizë dhe e depoziton në Qendrën Shëndetësore”, shprehet Alban Ylli.

Qeveria i dha miratimin një ditë më parë programit kombëtar të depistimit të grave në lidhje me kancerin e qafës së mitrës, i cili u merr jetën grave të reja.

Top Channel