Ai zgjodhi që albumin e tij të fundit ta ndajë me publikun në recitalin me emër “9”. Vitmar Basha, në bashkëpunim me Marsela Çibukajn, vijnë këtë të enjte me muzikë tërësisht shqip në Teatrin e Kukullave.

Një vend intim dhe i kufizuar në numër, por duke premtuar rikthimin sa më të shpejtë.

TCH: Pranë meje kam Vitmar Bashën. Koncerti i madh i tij në përurim të albumit të fundit do të bëhët këtu ku jemi, në Teatrin e Kukullave. Të gjejmë në prova apo jo?

Basha: Po jemi në provat e para natës finale. Është një gjë shumë e bukur, sepse po bëj një diçka që e kam dashur para shumë kohësh, siç është krijimi i një albumi prej 9 këngësh dhe ka edhe një bonus që janë 3 këngë. Njëra është prezantuar para dy-tre vitesh, ndërsa dy të tjerat nuk janë prezantuar nga një format serioz, siç është albumi.

TCH: Me sa di unë do të ketë edhe muzikë “country”?

Basha: Po. Dy këngë janë të stilit “country”, edhe pse unë nuk është se këndoj fiks “country”, por baza muzikore është komplet e tillë, sepse unë e dashuroj “country”-n dhe do të jetë komplet me teknikën “finger picking”.

TCH: Do të ketë vijueshmëri në të ardhmen koncerti?

Basha: Jemi duke menduar që të krjojmë një grup prej disa miqsh e shokësh e profesionistësh, në mënyrë që ta marrim këtë album dhe ta përcjellim kudo nëpër Shqipëri, duke filluar nga muaji shkurt.

TCH: Albumi quhet?

Basha: Quhet 9. Nëntë sepse janë 9 këngë të reja, ose është një fëmijë i vogël që do 9 muaj që të lindë. Keni një oportunitet që të dëgjoni muzikë akustike shumë të mirë, dhe është komplet origjinale shqip.

Top Channel