Data 15 mars është caktuar si data për hapjen e garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili do të zëvendësojë Arta Markun, që e mban këtë detyrë përkohësisht . Ka qenë vetë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i cili ka njoftuar vendimin.

I pyetur nga Top Channel se kur pritet të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, e kur do të ormohet prokuroria e posaçme SPAK, Gent Ibrahimi, u shpreh se brenda qershorit organi i ri i akuzës do të jetë i kompletuar.

Por problem për të mbetet interesi i ulët i Prokurorëve për të aplikuar në këtë garë, e cila sipas Ibrahimit është një mundësi e artë në karrierën e çdo prokurori.

Një tjetër problem për KLP janë zyrat, pasi edhe pse ka kalaur më tepër se një muaj nga formimi i këtij institucioni, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është ende pa zyra.

I pyetur nga Top Channel për këtë situatë, kreu i KLP bën përgjegjës qeverinë e cila nuk u ka siguruar zyra të përshtatshme.

Top Channel