Të ftuarit e kësaj të enjteje të Bieta Sulos ishin 4 personazhë elegantë sipërmarrës, të cilët diskutuan për mashkullin modern të ditëve të sotme në Shqipëri.

Fiordi Pernaska, Gerti Struga, parukieri Xhimi Beqiri dhe stilisti Altin Mici, ndanë opinionet e tyre lidhur me dukjen dhe xhentilesën e meshkujve.

Por, ata nuk erdhën duarbosh në studio e “Ftese në 5”.

Gjatë prezantimit, ata u futën duke nxjerrë nga xhepi i xhaketës nga një karafil ngjyrë vishnje për moderatoren Bieta Sulo.

Por, për Olesia Leco-n, eksperten e “Bon Ton”, e vetmja femër në panel, djemtë kishin gabuar në përzgjedhjen e tyre, pasi karafili – sipas saj, – nuk tregon asnjë. Alesia i “kritikoi” drejtpërdrejt, duke u sugjeruar se zgjedhja ideale do të ishin trëndafilat.

A të jetë kjo vërtet preferenca e djemve, apo ka qenë një “gabim” shpejtësie?

Gjithsesi, një gjest prej xhentëllmenësh prej djemve!

Top Channel