70-vjeçari Fran Gjonpalaj nga Tropoja prej më shumë se 4 vjetësh endet dyerve të gjykatave në Shkodër për të përfituar pensionin e munguar për shkak të mos njohjes së viteve të punës.

Frani thotë se djegia e regjistrave ne ndërmarrjet ku ai ka punuar që 16 vjeç ia ka fshire edhe vitet e punës.

Në maj të vitit 2017, gjykata e shkallës së parë në Shkodër mori vendimin për njohjen e viteve të punës së Fran Gjonpalajt. Por vendimi u apelua nga zyra e sigurimeve shoqërore në gjykatën e apelit Shkodër. Sot 70 vjeçari nuk ka ende një datë se kur do të zhvillohet kjo seancë.

Pensioni prej 7 mijë lekë i së shoqes shkon për ilaçe. Frani nuk ka asnjë të ardhur tjetër dhe në moshën 70-vjeçare bën ende punë të ndryshme.

Fuqitë po i shterojnë dhe shumë shpejt do t’i mbesë vetëm zëri për të kërkuar ndihmë që të fitojë pensionin sa është gjallë.

Top Channel