Borussia e Dortmundit nuk arriti të fitojë në sfidën e luajtur përballë Eintrachtit të Frankfurtit, por sërish arriti t’i shtojë edhe një pikë diferencës me Bayernin e Mynihut në renditje.

Verdhezinjtë e drejtuar nga Lucien Favre nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e sotme, ndonëse kaluan të parët në avantazh me anë të Reus, ndërsa vendasit barazuan me Joviç.

Nga ana tjetër, Bayerni i Mynihut humbi me rezultatin 3-1 transfertën përballë Bayer Leverkusenit, të zhvilluar në shtëpinë e “Aspirinave, “Bay Arena”.

Bavarezët kaluan të parët në avantazh, me golin e shënuar në minutën e 41-të nga Leon Goretzka, por vendasit përmbysën gjithçka në 45-minutëshin e dytë, falë golave të Bailey, Volland dhe Alario.

Pas 20 javësh, Borussia e Dortmundit vijon të udhëheqë renditjen me 49 pikë, e ndjekur nga Bayerni kampion në fuqi, me 42 pikë.

Top Channel