Kreu i Partisë Demokratike prej ditësh ka nisur një tur nëpër Shqipëri, ku po fton njerëzit të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, të organizuar nga opozita, ndërsa po prezanton edhe një program ekonomik të kësaj të fundit.

Gjatë pasdites së sotme, kreu i PD-së zgjodhi llogarinë e tij zyrtare në Facebook, për të dhënë disa nga shtyllat kryesore të programit të tij ekonomik, nëpërmjet një videoje të shkurtër.

Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët, tërheqja e investimeve të huaja, mbështetja për fermerët dhe prodhimin vendas, por edhe mbështetja e biznesit të vogël, si një gjenerator punësimi, janë disa nga pikat e Bashës.

Gjithashtu një vend të rëndësishëm në programin alternativ të zhvillimit ekonomik të vendit, opozita i ka dhënë edhe arsimit, të cilin e ka renditur si prioritet kombëtar.

Top Channel