Top Channel mirëpret të gjithë shqiptarët jashtë vendit të bëhen pjesë e projektit më të ri “Diaspora”, që vjen së shpejti në kanalin zyrtar në YouTube.

Historitë personale, përjetimet, arritjet, sfidat do të vijnë me rrëfime të sinqerta. “Diaspora” do të krijojë edhe mundësinë e komunikimit me të afërm apo miq, të cilët kanë vite që i kanë humbur lidhjet.

Top Channel fton të gjithë Shqiptarët jashtë vendit të bëhen pjesë e këtij projekti dhe të regjistrojnë të dhënat në formularin e posaçëm në faqen e internetit të Top Channel.

Stafi i projektit “Diaspora” më pas do u kontaktojë për të realizuar intervistat.

Për informacione apo pyetje mund të shkruani edhe në adresën e email-it: [email protected]

Top Channel