Partizani do të luajë ndeshjen e tij të radhës në Kategorinë Superiore ndaj Kamzës në fushën e kësaj të fundit. të Kuqtë do të kërkojnë të marrin 3 pikët e kësaj sfide gjë që e bëri të qartë edhe vete trajneri i të Kuqve, Skënder Gega.

“Kamza ka ndryshuar shumë, por trajneri Gjoka është afrimi i tyre më i mirë. Megjithatë ne duhet të bëjmë llogaritë tona dhe të kërkojmë maksimumin nesër. Kemi punuar shumë gjatë javës dhe nuk dua që t’i lëmë gjërat në dorë të rastësisë”, tha Gega.

Gjatë muajit janar Partizani bëri disa blerje ku të fundit që iu bashkuan skuadrës ishin Idrizaj dhe Mombilo. Reparti i mesfushës duket se është tejmase i populluar dhe Gega thekson se shpreson që në skuadër janë lojtarët e duhur

“Shpresoj që të kemi marrë lojtarët e duhur, për të pasur një rivalitet të fortë sportiv brenda skuadrës. Tani çdo gjë është në dorë të tyre, sepse pikërisht impenjimi dhe ajo që ata do të japin, do të përcaktojë edhe vendin e tyre në skuadër”, tha trajneri i të kuqve.

Sfida mes Kamzës dhe Partizanit do të luhet këtë të diel në orën 14:00 në Stadiumin e Kamzës. Në të njëjtin orar do të luhet dhe sfida mes Laçit dhe Luftëtarit.

Top Channel