E cilësuar si “mollë sherri” për vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata më në fund ka thyer heshtjen.

Nga një postim në Instagram, ajo thotë se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë fizkisht dhe moralisht. Pavarësisht kësaj, këngëtarja iu premton fansave që nuk do të heqë dorë nga muzika, pa të cilën thotë se nuk mund të jetojë.

Deklarata e plotë

Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet t’i them dy fjalë, pasi u detyrohem shume të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke me ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm, dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi.

Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë,fjalë… edhe me shume se sa unë në këtë moment mund të shpreh më fjale…

Kurrë ne jetën time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh veç lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me enget e mia.

Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit 2018

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinajt e Laert Hato. Ngjarja ndodhi në një zonë shumë të populluar dhe të frekuentuar nga të rinjtë. Raportohet se Fabiol Gaxha ka qenë truprojë e Ervis Martinajt, një prej personave të plagosur në këtë ngjarje që tronditi atë kohë Tiranën. Konflikti raportohet të ketë ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, e cila është ngacmuar brenda në lokal nga njerëzit e Ervis Martinajt. Mervjol Bilo, pjesë e Forcave Komando, dyshohet si personi që ka qëlluar me armë në sherrin mes dy grupeve në zonën e ish-bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, ku viktimë mbeti Gaxha. Komando mësohet se ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata.

Dy grupet e përfshira në konflikt kanë qenë në dy tavolina të ndryshme, ku në njërën ishte Ervis Martinaj dhe Eljo Hato dhe në tjetrën, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo, brenda në lokalin “Mon…” në zonën e ish-bllokut. Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në shoqërinë e dy të tjerëve, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të “sqarohej” me të pikërisht në këtë moment.

Sapo Gaxha futet brenda në lokal dhe i drejtohet tavolinës ku ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon (Aleksandër) Hato, Ervin Mata shkëputet me nxitim nga tavolina e tij dhe godet me grushte viktimën. Menjëherë mes dy tavolinave nis një konflikt fizik, pasi në sherr përfshihen edhe Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo me Ervis Martinajn e Eljon Haton. Në këtë moment regjistrohen edhe të shtënat me armë zjarri. I pari që nxjerr armën dhe hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt , por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë dhe humb jetën. Me armë qëllojnë edhe Ervis Martinaj e Eljon Hato si dhe tre personat e tjerë të tavolinës përballë duke e kthyer gjithçka brenda lokalit në “Far West”.

Top Channel