Java e 20-ë të Superligës shqiptare do të startojë në orën 14:00 në Fushë Krujë, ku Kastrioti do të presë Skënderbeun në stadiumin “Redi Maloku”.

Vendasit vijnë me moral të lartë, pasi e rinisën kampionatin me një fitore të thellë 1-5 në Gjirokastër dhe do të kërkojnë që të marrin një tjetër rezultat pozitiv sot ndaj korçarëve, për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Nga ana tjetër, të besuarit e Orges Shehit nuk fitojnë prej disa javësh dhe kanë humbur kontaktet me kreun, ndaj sot kanë një mundësi të artë për t’u rikthyer te tre pikët, pasi do të përballen me skuadrën e vendit të fundit të renditjes.

Tekniku i korçarëve do të ketë më shumë alternative sot, pasi do të ketë në dispozicion edhe disa nga afrimet e merkatos së janarit, të cilët kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Top Channel