E premte, 24 Janar 2020
09:28
Presidenti i KE-së Charles Michel viziton sot Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sot.

09:19
Arrestohet francezi në Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Policia ka arrestuar një shtetas francez , i shumëkërkuar për vrasje në Francë.

09:16
Kosovë/ ​Misioni i Vëzhgimit i BE-së publikon raportin për zgjedhjet e 6 tetorit

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian sot do të mbajë konferencë për media.

09:08
Aksident në Lushnjë, lëndohen 3 fëmijë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.

08:47
“Mashtroi” kontrollin në aeroport, arrestohet kinezja në Francë/ Po hante në restorantin luksoz

Ambasada kineze në Paris ka gjurmuar një grua nga Wuhan e cila tha se mori tableta për të kaluar kontrolle shëndetësore në aeroport.

08:32
“100 sekonda nga fundi i botës”/ Shkencëtarët lëvizin akrepat e orës simbolike të ‘Apokalipsit’

Ora e Doomsday u zhvendos në 20 sekonda në mesnatë – pika më e afërt simbolike nga një “apokalips” që nga viti 1953.

08:18
Virusi i rrezikshëm në Kinë/ Rritet numri i të vdekurve

Kina ka zgjeruar masën e izolimit në provincën Hubei, e cila tani njihet si qendër ku ka shpërthyer një lloj i koronavirusit, teksa numri i të vdekurve ka arritur në 26.

08:13
Ndërtesat inteligjente që mund të ndjejnë kërcënimet

Disa sulme me armë në Shtetet e Bashkuara kanë ri-ndezur debatet e ashpra për kontrollin e armëve në Amerikë. Por ka edhe përpjekje të tjera për të mbrojtur njerëzit nga dhuna me armë – si krijimi i një ndërtese inteligjente me synim trajtimin e situatave të sulmeve me armë.

07:46
Fundjava vjen me reshje, njihuni me parashikimin e motit

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat pritet të shtohen nesër në pjesën e dytë të ditës dhe të dielën pasdite do të kemi reshje. Pritet që reshjet të jenë prezenti deri të hënë paradite.

07:36
Panik në Angli, testohen 14 persona për virusin kinez

Paniku për koronavirus ka kapur të githë vendet e botës. Në Mretërinë e Bashkuar 14 personave u janë nënshtruar testeve për të parë nëse janë prekur nga virusi që deri tani ka prekur 820 persona.

07:16
Stuhia Gloria, shkon në 13 numri i viktimave

Spanja vazhdon të vuajë nga stuhia Gloria. Shira të fortë, dallgë të mëdha dhe erëra që kapin shpejtësinë deri në 183 km/h kanë goditur një rajon të vendin iberik.

06:55
Shkon në 25 numri i viktimave nga koronavirus, bllokohen 10 qytete

Është rritur numri i viktimave nga koronavirus në Kinë. CNN raporton se numri ka shkuar në 25 persona të vdekur në 800 të prekur të cilët janë tëb konfirmuar.

06:43
Dhimbjet akute, ja si të përzgjidhni trajtimin e saktë

Ndjesia e dhimbjes është tepër e fortë dhe kërkon çlirim të menjëhershëm. Në shumë raste, ky çlirim gjendet në kutinë e shpejtë ku ruhen me fanatizëm medikamentet kundër dhimbjeve. Në rast dhimbjeje, njeriu ka tendencën të marrë ilaçin për të cilin është i bindur që funksionon, ndonëse ai mund të mos adresojë siç duhet dhimbjen në fjalë.

06:28
Trajtimi me dy përbërës që rigjeneron flokët e lyer dhe të dëmtuar

Siç dihet flokët janë ndër pjesët më të dukshme dhe delikate të trupit të njeriut. Ekspozimi në diell, në të ftohtë apo kimikatet e ndryshme që funksionojnë si bojëra për flokët sigurisht kanë ndikimin e tyre në kokë. Nëse vuani nga flokët e thatë e të dëmtuar, sidomos gjatë stinëve me mot ekstrem, siç janë vera dhe dimri zgjidhjen e gjeni në kuzhinën tuaj.

06:06
Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e Reumatizmës

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre. Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse. Kjo do të thotë se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq. Ajo që shkencëtarët kanë konfirmuar është se stresi dhe mërzia ka një rol të fortë në shpërthimin e simptomave të reumatizmës dhe artritit.

05:35
World Holocaust Forum: “Kurrë më!”

Të mos harrohet Holokausti – kurrë më një krim të tillë. Ky debat ishte në qendër të Forumit të Holokaustit në Jeruzalem. Por përkujtimi nuk kaloi pa u trazuar prej përplasjeve politike.

05:21
Rusi, Duma miraton në parim reformën e Putinit

Ligjvënësit rusë miratuan njëzëri në parim një projektligj që synon një reformë të gjerë kushtetuese të paraqitur nga Presidenti Vladimir Putin. Të 432 ligjvënësit e pranishëm në Dumën Shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit rus, votuan në favor të projektligjit ditën e enjte, vetëm tre ditë pas paraqitjes së ndryshimeve në parlament.

04:04
SHBA-ja vendos rregulla të reja në “turizmin për lindje”

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump synon të kufizojë “turizmin për lindje” të grave, të cilat shkojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike, por kanë qëllim të sigurojnë shtetësi për foshnjet e tyre që lindin në tokën amerikane.

03:29
“Mollë në stacionin e autobusit”/Projekti në Kopenhagen, pemë frutore në të gjithë qytetin

Imagjinoni bukurinë e të qenit në gjendje të marrim fruta nga një pemë ose shkurre ndërsa ne do të punojmë ose presim autobusin. Kjo së shpejti do të bëhet realitet në Kopenhagen, ku pemët frutore do të mbillen në të gjithë qytetin për t’i ofruar komunitetit ushqime të shëndetshme dhe origjinale.

03:10
Kate dhe William menduan për fronin, po festojnë largimin e Harryt dhe Meghan

Largimi nga familja mbretërore dhe fillimi i një jetë të pavarur financiarisht të Princit Harry dhe Meghan Markle ka gëzuar disa persona, e ato janë Princi William dhe Kate Middleton.

02:34
Izrael, ceremoni në përkujtim të holokaustit

Dhjetëra udhëheqës botërorë u mblodhën në Izrael të enjten në një ceremoni në kujtim të Holokaustit e cila shërbeu gjithashtu si paralajmërim për një rritje të antisemitizmit.

02:07
Foto/ Ornella Muti i çmend të gjithë, 64-vjeçarja në pasarelat e modës në Paris

Aktorja e njohur italiane Ornella Muti ka dalë në pasarelat e modës Haute Couture për mikeshën e saj stiliste Ulyana Sergeenko.

01:36
As “ujqërit” nuk e ndalin Liverpoolin, titulli gjithmonë e më pranë

Liverpooli “vrapon” drejt titullit kampion, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Wolverhampton, duke regjistruar fitoren e 22-të në 23 takime të luajtura këtë sezon.

01:04
A ishte pro padisë që Rama bëri ndaj Haradinaj? Ja si përgjigjet Baton Haxhiu në Open

Baton Haxhiu foli në Open në Top Channel edhe për padinë që Rama i ka bërë kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj duke e konsideruar atë një gabim të Ramës.

00:21
A pranoni një koalicion me LDK? Ja si përgjigjet Haradinaj në Open

Ramush Haradinaj hodhi akuza të forta ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti duke thënë që është e padrejtë të mos krijojë qeverinë sepse nuk respektohet vota e qytetarit.

E enjte, 23 Janar 2020
23:48
‘Ti ke qenë i përfshirë në ndarjen e Kosovës’- Haradinaj përplaset me Baton Haxhiun në Open

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel pas deklaratave të Baton Haxhiut që Edi Rama ka qenë pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

23:24
Baton Haxhiu në Open: Rama solli ndryshime në gjuhën ballkanike, tha në Beograd njihni Kosovën

Analisti nga Kosova Baton Haxhiu foli në Open në Top Channel nëpërmjet një lidhje skype ku foli për taksën dhe marrëdhënien e Kosovës me Serbinë.

22:58
Dobësimi i AAK në zgjedhjet e fundit, Haradinaj: Humba vota, u keqkuptova nga besimtarët e devotshëm

I ftuar në ‘Open’, Ramush Haradinaj foli edhe për dobësimin e AAK-së në zgjedhjet e fundit të parakohshme. Një nga gazetarët e pyeti: Kur ju keni bërë sakrifica për Kosovën pse nuk jeni votuar?

22:41
Samiti i Berlinit/ Gazetari Veliu në Open: Rama, Spiropali dhe Fuga nuk dhanë asnjë detaj

I ftuar në emisionin Open gazetari i Top Channel Muhamed Veliu iu rikthye raportimit të Samitit të Berlinit nga ku nisi edhe përplasja e fortë mes Kryeministrit Rama dhe homologut të tij nga Kosova Ramush Haradinaj.

22:30
A është SHBA pro shkëmbimit të territoreve? Ja si përgjigjet Haradinaj në Open

Ramush Haradinaj është përballë gazetarëve teksa po flet në Open në Top Channel edhe për çështjen e shumë përfolur për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

22:20
Haradinaj: Grenell nuk më takoi se e di qëndrimin tim

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk pati një takim zyrtar me ambasadorin amerikan në Berlin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, i ftuar në emisonin “Open” në Top Channel, Haradinaj tha se “pata një bisedë telefonike dhe shqetësimi i tij është taksa për mallrat serbe”.

22:14
Haradinaj në Open: Rama një ‘hajgarexhi’

Ramush Haradinaj foli në Open në Top Channel për raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Haradinaj e quajti Ramën një hajgarexhi i cili me padinë kundër tij e ka quajtur një akt të turpshëm.

22:01
Haradinaj në Open: 150 kosovarë janë vrarë duke luftuar në Siri

Ramush Haradinaj foli edhe për dobësimin e AAK-së në zgjedhjet e fundit të parakohshme. Ishte Rakipllari ai që e pyeti kur ju keni bërë sakrifica për Kosovën pse nuk jeni votuar.

22:00
Haradinaj bën deklaratën e fortë në Open: Rama ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës

Haradinaj foli në Open në Top Channel për raportin e tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

21:54
I mori 20 000 lekë qytetarit/ KLP e shkarkoi, gjykatat e dënuan, prokurori kërkon të pastrojë figurën

Ish prokuror Tom Dedaj, i shkarkuar nga KLP, i cili , siç thotë edhe vetë, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për korrupsion pasiv dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për moskallëzim krimi, kërkon nga Fiksi që të pastrojë imazhin  e tij.

21:38
Open/ A e ka dobësuar taksa Kosovën në aspektin ndërkombëtar? Ja si përgjigjet Haradinaj

Një debat u zhvillua mes gazetarëve Alban Dudushi dhe Robert Rakipllari me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

21:24
Haradinaj në Open: Taksa hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën

Ramush Haradinaj zbuloi në Open se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së zotin Grenell ku kemi diskutuar për disa çështje për Kosovën.

21:14
Fajtor interneti/ Rreth 40 % e njerëzve midis 18 dhe 24 vjeç nuk kanë bërë kurrë seks

Adoleshentët australianë po bëjnë më pak seks se prindërit e tyre për shkak të mediave sociale, aplikacioneve për takime dhe pornografisë, sipas ekspertëve.

21:12
Dy vjet pa shtetësi dhe pasaportë, Fiksi u zgjidh problemin

Një motër dhe dy vëllezër nga  Kosova, me nënë shqiptare dhe baba kosovar, kishin 2 vjet pa pasaportë dhe shtetësi shqiptare, për shkak të një gabimi të bërë nga punonjësi i gjendjes civile, Lukovë. Në sistem ata figuronin si shtetas kosovarë, ndërsa në regjistër i kishin të dyja shtetësitë. Në bazë të ligjit dhe kushtetutës, fëmija i lindur nga një prind  shqiptar,  automatikisht përfiton shtetësinë.

21:02
Vritet çifti/ Sapo kishin ardhur nga suedia, shpallet në kërkim djali i tyre

Mëngjesin e së mërkurës në Prizren ndodhi një ngjarje e rëndë. Burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri. Prokuroria thotë se është në kërkim  të A.Hadri, djalit të tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas ngjarjes.

20:36
Paqueta shndërrohet në çështje, kërkon të mos grumbullohet nga Pioli

Pas një viti në skuadrën e Milanit, Lucas Paqueta nuk ia ka dalë të fitojë një vend fiks në formacion, por së fundi është shndërruar në një çështje te kuqezinjtë.

20:28
Sulmuesit gabojnë penalltitë, Guardiola mund t’ia lërë portierit: Është i mirë

Humbja e penalltive nga ana e futbollistëve të Manchester Cityt është bërë shqetësuese për teknikun Pep Guardiola, ndërsa i fundit në radhë që ka gabuar nga 11 metrat ka qenë sulmuesi brazilian Gabriel Jesus në ndeshjen e kampionatit në mesjavë ndaj Sheffield United.

20:22
Akrepa, gjarpërinj dhe koala/ Ja tregu nga ku shpërtheu virusi vdekjeprurës

Një virusi vdekje prurës ka shpërthyer në Kinë ka alarmuar të gjithë botën. Fillimisht ai ka shpërthyer në qytetin Wuhan e më pas ka përfshirë qytete dhe shtete të tjera. Deri më tani autoritetet kanë konfirmuar se 18 persona kanë humbur jetën. Mendohet se epidemia ka “lindur” në një treg të peshqve, i cila tashmë është mbyllur nga autoritetet si pasojë e dëmit me përfshirje kaq masive që ka shkaktuar.

20:15
SPAK heton videon e kokainës/ Thirren për sqarime kryebashkiaku i Bulqizës dhe gazetari Artan Hoxha

Ditën e sotme në prokurorinë e Tiranë kanë shkuar për të dhënë deklaratën e tyre në lidhje me videon e publikuar ditën e djeshme nga gazetari Artan Hoxha ku shikohet kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duke pirë kokainë.

19:57
“Nuk sigurojmë punë për të huajt”/ Gruaja e arabit: Nuk kemi mashtruar asnjëherë

Kjo është Mimoza Murati dhe bashkëshorti i saj Talal Ahmed Abu Mayba, i përmendur së fundmi  nga disa shtetas egjiptiane, por i lakuar edhe nga policia pas një hetimi të nisur  nga krimi ekonomiko financiar.

19:33
Vjen deklarata e parë e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim: Gati t’i përvishem punës

Ditën e djeshme ka mbërritur në Shqipëri ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve, Yuri Kim.

19:15
Virusi/ Kina: Do të ndërtojmë një spital special për gjashtë ditë

Autoritetet në Kinë kanë njoftuar se do të ndërtojnë një spital special për të trajtuar të prekurit nga koronavirusi në gjashtë ditët e ardhshme në zonën e  Wuhan.

19:11
Virusi/ Konfirmohet vdekja e parë jashtë qytetit Wuhan 

Një virus vdekjeprurës ka prekur Kinën më saktë qytetin e Wuhan dhe është një virus që shpërndahet lehtësisht.

18:52
Ylli i “Big Brother” zbulon burimin e jetës luksoze (FOTO)

Ylli i “Celebrity Big Brother” në Britaninë e Madhe, Chloe Khan, shpesh herë është venë në shënjestër të mediave rozë për shkak të jetës luksoze që ajo bën.

18:41
Në aeroportin e Shkupit, virusi “luftohet” me materiale informative

Autoritetet vendore thanë se në Aeroportin e Shkupit do të vendosen materiale informative për të gjithë udhëtarët, e posaçërisht për ata që udhëtojnë drejt Kinës. Sipas tyre situata është nën kontroll dhe për momentin nuk ka vend për panik si dhe për vendosje të masave të posaçme.

18:40
Del nga prokuroria pas dëshmisë, Lefter Alla: Komentet i kam në prokurori

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka dalë nga prokuroria ku po dëshmonte në lidhje me një video që është publikuar ditën e djeshme ku shfaqet ai duke pirë kokainë në një lokal.

18:38
Shqiptarët më të varfërit në Maqedoni, paguajnë taksa e s’marrin asgjë (Dokument)

Maqedona vazhdon të përballet me mungesë të kohezionit social dhe ekonomik si dhe dallime në zhvillim në mes të rajoneve të banuara me shqiptarë dhe atyre maqedonase.Sipas të dhënave nga Byroja për zhvillim rajonal, rajoni Jugperëndimor, Verilindor dhe Pollogu të cilët janë kryesisht të banuar me shqiptarë janë më të varfërit. Në rajonin e Pollogut GDP-ja për kokë banori është vetëm 117284 denarë, ndërkaq në rajonet maqedonase është dyfish apo trefish më e lartë.

18:35
Top Talk: Shqipëria e 106-ta për korrupsion në botë. SPAK-u “arma” shpresëdhënëse

Sipas raportit të publikuar nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit (Transparency International) Shqipëria ndodhet në vendin e 106 në botë për nivelin më të lartë të korrupsionit, nga 180 vende që u përfshinë në raport.

18:23
Video e kryebashkiakut duke thithur kokainë, gazetari Hoxha deklaratë pas dhënies së dëshmisë në Prokurori

Ditën e djeshme gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video ku shikohet kyrebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë.

18:12
Frikë nga virusi vrasës/ Eshtë shfaqur në 10 shtete (Foto)

Virusi vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Azinë është shumë më ngjitës sesa mendohej më parë dhe dikush që është i infektuar mund ta përhap atë me vetëm një kollë të thjeshtë ose teshtitje, thonë shkencëtarët.

18:08
Virusi vdekjeprurës/ Çfarë dihet deri më tani?

Kina dhe e gjithë bota janë në alarm për shkak të një virusi që ka shpërthyer ku deri më tani janë konfirmuar 17 të vdekur.

18:03
Rastet e konfirmuara në botë

Dy shtetas kinezë në Vietnam kanë rezultuar pozitive për koronavirusin dhe po trajtohen në spital, thanë zyrtarët.

18:02
Virusi/ Festimet e Vitit të Ri kinez u anuluan

Përhapja e virusit po bën që autoritetet e qytetit të anullojnë ngjarjet kryesore që tërheqin turma të mëdha për të minimizuar rrezikun e infeksionit.

18:01
Koronavirusi/ Teste për katër persona në Skoci

Katër persona që kanë udhëtuar së fundmi nga Wuhan në Skoci janë duke u trajtuar si raste të dyshuara të koronavirusit.

18:00
Hong Kong, dy “kampe karantine”për të prekurit

Hong Kongu ka kthyer dy kampe pushimesh, njëra prej të cilave është një ish kazermë ushtarake britanike, në zona karantine për njerëzit që mund të kenë rënë në kontakt me virusin, thanë zyrtarët.

17:59
Virusi/ A është kjo një epidemi apo një pandemi? Dhe cili është ndryshimi?

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se është një sëmundje “në një komunitet apo rajon dhe po mbi tejkalo pritshmërinë normale”. Shpesh përdorim fjalën “shpërthim” për të nënkuptuar të njëjtën gjë.

17:57
Vendet që po hetojnë rastet e dyshuara

Meksika thotë se po heton tre raste të dyshuara të virusit në Tepatitlán në shtetin qendror të Jalisco. Raportet e mediave lokale thanë se një burrë 42-vjeçar që u kthye nga Kina në 10 janar pasi vizitoi Wuhan kishte zhvilluar simptoma tre ditë më vonë.

17:56
Ku është përhapur virusi vdekjeprurës?

Këtu keni një hartë që tregon pjesën më të madhe të vendeve ku është përhapur virusi.

17:51
Ambasadori Grenell: Komuniteti i biznesit ka rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi

Zgjidhja e çështjeve të hapura politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndihmonte të dyja shtetet në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, ku komunitetet e biznesit duhet të luajnë rolin e tyre në përmbylljen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet të dyja vendeve. Kjo u tha sot gjatë një takimi të të Dërguarit të Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadorit Richard Grenell me përfaqësuesit e biznesit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

17:44
Momenti i tmerrshëm/ Shoferi qëllon 6 herë me hanxhar në kokë policin, arrin ta arrestojë (Foto)

Kamera e trupit të një polici britanik ka rregjistruar momentin e frikshëm kur një shofer e sulmoi me hanxhar duke e goditur gjashtë herë.

17:33
Çfarë doli nga çanta e Sazan Gurit në mes të emisionit!

Sazan Guri ishte pjesë e panelit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u diskutua rreth biodiversitetit dhe rreziqeve që i kanosen planetit tonë.

17:28
Video duke pirë kokainë/ Lefter Alla mbërrin në prokurori për të dhënë sqarime

Një video është publikuar ditën e djeshme nga ABC ku kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla shikohet duke pirë kokainë në një lokal.

17:24
Kremi për organe gjenitale shëron viruset vdekjeprurëse nga mushkonjat

Kremi i lëkurës i përdorur për trajtimin dhe shërimin e organeve gjenitale mund të mbrojë njerëzit kundër viruseve vdekjeprurëse të shkaktuara nga mushkonjat siç është virusi Zika.

17:23
Modelja kafshon 26 vjeçaren, e lë në agoni për muaj

Një ditë argëtuese me familjen në garat me kuaj ka përfunduar në një katastrofë të vërtetë për 26 vjeçaren Gabriella M’rabet, kur u sulmua në mënyrë makabre nga një femër tjetër në tren gjatë rrugës për në shtëpi.

17:21
Amir Rrahmani nga 250 euro te Drenica, në 1.8 milion euro te Napoli

Amir Rrahmani ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke depërtuar nga futbolli kosovar në majat e futbollit evropian.

17:18
Si ka ndryshuar stili i veshjes së Meghan Markle në një kohë të shkurtër?

Që nga dita kur e shpalli hapur lidhjen e saj me Harry-n, Meghan Markle ka qenë në sytë e të gjithëve. Çdo veprim i dukeshës kalonte në sitë, ndërsa një vëmendje e madhe iu kushtua dhe stilit të saj.

17:17
Merr fund pritja, Inter zyrtarizon ‘dashurinë’ e Contes

Vetëm pak çaste më parë është bërë dhe zyrtarizimi i blerjes më të re të ekipit të Interit, Victor Moses. Mesfushori vjen si huazim deri në fund të sezonin me një të drejtë blerjeje që është në favor të zikaltërve në rast se nigeriani bind me paraqitjet e tij.

17:16
Virusi vrasës mbërin në Britaninë e Madhe? Katër udhëtarë nga Kina, izolohen

Katër persona me simptoma të ngjashme me gripin pasi hynë në Mbretërinë e Bashkuar në një fluturim nga Wuhan, toka zero e shpërthimit të Koronavirusit janë vendosur në izolim

17:11
Tërmet 6.2 i shkallës rihter në ishujt që dikur SHBA i përdorte për baza ushtarake

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë është shënuar në ishujt Andreanof, në Alaskë dhe që i përkasin Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

17:11
Kosovës po i ikin qytetarët

Më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar në dekadën e fundit, siç tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

16:57
Video/ Pamje apokaliptike, gjatë tërmetit 5.4 ballësh në Turqi

Turqia është goditur këtë të mërkurë nga disa tërmete relativisht të fuqishme, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë ditës të sotme.

16:47
Mbyllja e kolegjit “Saadi”, MASR: Është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit

Kolegji “Saadi”, në bashkëpunim me Fondacionin Rumi, i cili ndodhet në km.1 të autostradës Tiranë-Durrës, Fushë Mëzez është mbyllur.

16:46
Dorëzimi/ Ja kush është personi që dyshohet për vrasjen e Vilson Tafçiut. Emri

I dyshuari kryesor për vrasjen e Vilson Tafçiut është dorëzuar në policinë e Tiranës ditën e sotme, kanë bërë me dije uniformat blu.

16:35
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e Vilson Tafçiut

Para pak ditësh Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë ku një 29-vjeçar u vra në Astir.

16:23
Sulme të ashpra në Siri, dhjetëra të vrarë

Qindra militantë sirianë kanë filluar sulme ndaj forcave qeveritare në disa pjesë të provincës Idlib të Sirisë, duke vrarë rreth 40 ushtarë, njofton Ministria e Mbrojtjes ruse.

16:17
Çmimi  i çmendur për të blerë një varr në Shqipëri

Gjatë përgatitjes të një lajmi pasi qeveria anuloi një VKM për ndërtimin e  një varreze private, ekipi Top Channel u përballë me një surprizë.

16:17
Supë me lakuriq nate. Ja çfarë shitej në tregun kinez ku lindi virusi që po tremb botën

Mediat kanë shpërndarë fotot e një pjate shumë të përdorur në Kinë dhe jo vetëm.

16:11
Kanadezët kundër: Për sigurinë, Harry të paguajë vetë!

Për Harry-n dhe Meghanin, nuk ka paqe as në Kanada. Tani që mund të shijonin lirinë larg detyrimeve mbretërore në vilën e tyre 14 milion dollarëshe në Vancouver, Duka dhe Dukesha e Sussex, po përballen me telashe të reja.

16:05
India krijon astronauten e parë robot

Agjencia hapësinore e Indisë ka krijuar për herë të parë roboten që do të udhëtojë në hapësirë këtë vit si pjesë e misionit të tyre pa pilot.

16:04
Shkup, rritet numri i të prekurve nga gripi

Për shkak të komplikimeve nga gripi, një person është vendosur në aparate të frymëmarrjes dhe është në rrezik për jetën, ndërsa 13 persona tjerë me forma të tjera të komplikimeve nga gripi, qëndrojnë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.

16:00
Madhështia e maleve shqiptare në sytë e italianëve

Nga brigjet italiane mund te shohësh pamjen më të bukur të maleve shqiptare

15:54
Organi monitorues i KE: Shqipëria përparim në masat kundër pastrimit të parave

Shqipëria vlerësohet të ketë bërë përparim në zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, sipas raportit të fundit të organ monitorues i Këshillit të Europës, Moneyval.

15:47
“Mbreti i bananeve”, për 45 mijë euro bëhet pronar i kompanisë “Adria Airways”

Siç bën të ditur EX YU Aviation News, kompania ajrore sllovene Adria Airways është shitur për 45 mijë euro. Kompania e falimentuar është blerë nga kompania Air Adriatik, në pronësi të Izet Rastoder, importues dhe tregtarë i bananeve dhe patundshmërive.

15:46
Video/ Gazetari e ka komshie presidenten e parë grua në Greqi: Pijmë kafen në të njëjtin lokal

Greqia ka bërë sot një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou.

15:46
Çmimet kombëtare të letërsisë/ Çmimin e parë për romanet e fiton Enkel Demi

Çmimin Kombëtar për Romanin, për vitin 2018 e mori e fitoi Tom Kuka, apo Enkel Demi, me veprën “Gurët e vetmisë”. Nëpërmjet këtij romani ai na vendos në një histori të një shekulli më parë , duke ju qasur asaj me një gjuhë po ashtu që po humbet dita ditës.

15:41
Grenell: Hiqni taksën 100%/ I dërguari i Trump takon liderët politikë në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ua ka bërë të qartë dy partive që janë në diskutime për formimin e qeverisë se duhet ta shfuqizojnë vendimin për masën mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe.

15:39
Grenell: Zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për gjithë rajonin

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për gjithë rajonin.

15:38
Hiqen licenca për varreza private/ Kompania nuk e zhvilloi. Leja do ti jepet kompanive të tjera

Për familjarët e atyre që ndahen nga kjo jetë, është sfidë më vete gjetja e një varri, pasi varrezat ekzistuese nuk kanë me hapësira të lira.

15:32
“Midhjet shqiptare, të kontrolluara”/ Ministria e Bujqësisë kundërshton raportin e KLSH

Një raport i fundit i KLSH-së mbi sektorin në vend ngrinte alarmin se midhjet e Sarandës që konsumohen në vend janë të pakontrolluara dhe të pa certifikuara.

15:32
Si hoqi 50 kilogram, gruaja që prishte imazhin e kompanisë

Një grua në Londër ra në mënyrë drastike nga pesha, pasi kolegët e saj meshkuj refuzonin të punonin me atë, duke e akuzuar se u prishte imazhin e kompanisë.

15:22
Kostot e certifikatave elektronike/ Çdo biznes do të paguajë 4 mijë lekë në vit

Me hyrjen në fuqi të sistemit të ri të faturimit, bizneset do të paguajnë 4 mijë lekë në vit për të blerë certifikatën elektronike nga agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit.

15:17
Rama takon kryeministrin italian/ Kryeministri vizitë në Itali për konferencën e donatorëve

Kryeministri Edi Rama nga Roma, nisi një tur vizitash në kryeqytetet evropiane, në funksion të para-përgatitjeve për konferencën e donatorëve fiksuar të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel.

15:12
SPAK hetim për videon e kokainës/ Kryebashkiaku: Padi Salianjit dhe një TV lokal, është montazh

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimin pas publikimit të një videoje të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë.

15:07
Masa sigurie në Pekin/ Anulohen kremtimet për vitin e ri, njerëzit po blejnë ilaçe

Përhapja e një virusi të ri në Kinë nuk është një gjë e pazakontë. Me eksperienca të tilla si përhapja e sars në vitin 2003, në Pekin po merren masa, por koronavirus ka prekur festimet për vitin e ri kinez.

15:06
Asnjë kontroll në aeroport/ Te “Nënë Tereza”, nuk bëhen verifikime për udhëtarët nga Kina

Aeroportet e shteteve europiane të cilat kanë linja direkte fluturimi me Kinën, kanë filluar kontrollin e pasagjerëve kinezë të cilët vijnë nga provincat e prekura nga Koronavirusi.