Koronavirusi në Gjermani! Në luftë me pandeminë, nga e hëna vendoset ky detyrim…

27/04/2020 14:21

Në Gjermani nga e hëna është vendosur detyrimi i mbajtjes së maskës në shumë ambiente publike.

Në qarkullimin urban, në supermarkete, dyqane, qytetarët gjermanë duhet të henë me maska në fytyrë, qoftë edhe sikur të jenë prej pambuku të qepura vetë apo të lëvizin edhe më një shall përpara fytyrës. Në landin Renani-Veriore Vestfali maskat duhen mbajtur edhe në stacione autobusi, në taksi, bankë, pika karburanti, postë apo klinika.

Si land i fundit e vendos detyrimin e maskës të mërkurën edhe Saksonia. Në shkolla, për nxënësit e klasave të maturës nuk është detyrim mbajtja e maskës në mësim, por rekomandohet në korridore apo në oborret gjatë pushimit. Lidhur me gjobat në rast të shkeljeve, shumë lande gjermane në fillim do të reagojnë të rezervuara. Fillimisht do të jepen paralajmërime, por në raste të caktuara do vendosen edhe gjoba. Në Berlin apo Saksoni-Anhalt thuhet se nuk do të ketë penalizime. Në Renani-Veriore Vestfali u lihet në dorë komunave vendosja e gjobave. Bavaria është më e rreptë.

Në rast të shkeljeve në publik vendosen gjoba deri në 150 euro. Për ata pronarë dyqanesh apo qendrash ku vihen re shkelje të detyrimit të maskës mund të vendosen gjoba deri në 5000 euro.

Top Channel