Rusi/ 13 vjeçari qëllon për vdekje me thikë vëllanë e vogël, pasi humbi lojën në celular

27/04/2020 18:40

Një djalë në Rusi raportohet se ka pranuar vrasjen me thikë të vëllait të vogël, në një moment tërbimi pasi humbi një lojë ‘video-game’ në celular.

13-vjecari qëlloi disa herë me thikë vëllanë shtatë-vjeçar në shtëpinë e tyre në rajonin qendror rus Krasnoyarsk Krai.

Dy djemtë jetonin me nënën e tyre, të fejuarin e saj dhe motrën gjashtë muajshe.

Mediat vendase thonin se më 23 prill, nëna çoi të bijën në shtëpinë e gjyshërve, duke i lënë djemtë duke fjetur në shtëpi.

Sipas raportimeve vëllai i madh më vonë po luante në celularin e tij por humbi toruan kur nuk po i ecte loja.

Ai raportohet se nisi të godasë mobiljet dhe të rrëzonte sendet përtokë. Më pas besohet se vëllai i vogël u zgjua nga zhurma dhe nisi të fshihet prej të vëllait në kuzhinë.

Vëllai i madh duke u trembur se vëllai i vogël do të tregonte te prindërit, e sulmoi atë duke e goditur 15 herë me thikë. Viktima kishte vdekur në vend.

Kur nëna u kthye në shtëpi nuk kishte besuar atë që adoleshenti i tergonte dhe thirri policinë.

Gjatë marrjes në pyetje djaloshi pranoi vrasjen, duke thënë se kishte frikë se do ta tallnin shokët sepse kishte humbur një raund të thjeshtë të lojës, dhe se i vëllai do t’i tregonte të rriturve se kishte thyer mobiljet.

Krimi ka tronditur komunitetin vendas, teksa 13-vjeçari nuk kishte precedentë dhune dhe ishte nxënës i mirë në shkollë. Atij tashmë po i jepet asistencë psikologjike.

Nuk është e qartë nëse ai është arrestuar. Hetimet për ngjarjen e rëndë vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/3
Krimi ka tronditur komunitetin vendas, teksa 13-vjeçari nuk kishte precedentë dhune dhe ishte nxënës i mirë në shkollë.

Top Channel