Matses/ Fisi kanibal i Amazonës që hanë të vdekurit për të “marrë shpirtin e tyre”

27/04/2020 19:09

Disa foto të pabesueshme hedhin dritë mbi një fis primitiv pak të dëgjuar, që jeton në xhunglën e Perusë, të cilët hanë të afërmit e vdekur për të “absorbuar shpirtin e tyre”.

Fotot u bënë nga udhëtuesi Alexey Kolbov nga Moska, i cili hasi në fisin relativisht miqësor të Amazonës, teksa ndiqte rrugën e lumit Galves pranë fshatit Buen në Peru.

Gratë e fisit të lashtë Matses njihen nga mustaqet e tyre unike dhe tatuazhet në fytyrë.

Mustaqet e grave quhen “demuzh” në gjuhën vendase, ndërsa anëtarët e fisit gjithashtu shponin hundën e tyre me kunja të gjetheve të palmës.

Gratë Matses mbanin disa kunja në secilën anë të fytyrës dhe ato konsideroheshin zbukurime të veçanta.

Në disa foto shihen dhe fëmijët Matses të mbuluar me bojë, që sipas bestytnisë vendase, sjell fuqi.

Pamja e tyre unike bën që anëtarët e fiseve Matses të mos merren peng nga fise të tjera, gjë që ndodh shpesh mes fiseve të Amazonës.

Alexey qëndroi tetë ditë me fisin Matses për të cilët thotë se e pritën shumë mirë.

Megjithë disa vizita të rralla turistike, fisi Matses ka arritur të ruajë mënyrat e tij tradicionale.

Vetëm në disa ceremoni të rralla ata përdorin kanibalizmin, me të cilin ata besojnë se absorbojnë frymën e pararendësve të tyre.

Alexey tha: “Ata nuk praktikojnë kanibalizëm, por vetëm ‘Tumi’. Një nga anëtaret më tha se kur vdiq gjyshi i saj … në formë rituali ata hëngrën këmbën e tij.”

“Gratë Matses kanë veçanti tatuazhet dhe mustaqet e tyre, të cilat i konsiderojnë një detaj parësor të bukurisë. Demuzh dhe tatuazhet janë gjithashtu mbrojtjes ndaj pengmarrjes prej fiseve të tjera, një mënyrë vetë-identifikimi”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel