17 biznese nisin aktivitetin/ Lehtësimi i masave, 27 mijë persona iu rikthyen punës

27/04/2020 19:40

Pas rreth një muaji e gjysmë, ketë të hënë, Romina Gjeluci, hapi për herë të parë dyqanin e saj të luleve.

Të dhurosh lule, do të thotë të tregosh respekt, dashuri dhe vlerësim për të tjerët dhe në këto ditë të vështira për shkak të koronavirusit nuk kanë munguar kërkesat por ka qenë e pamundur të ofrohet ky shërbim.

Romina thotë se gjatë kësaj periudhe që biznesi ishte i mbyllur, ajo ka përfituar nga paketa e ndihmës se qeverisë.

Deri me sot demi i shkaktuar ka qenë i madh për shkak se lulet janë tharë por shpresohet se me hapjen e disa sektorëve të punësimit dhe lehtësimin e lëvizjeve tek qytetarët, edhe biznesi i tregtimit të luleve ti rikthehet ngadalë normalitetit./Klodian Zhivani/

Top Channel