Kohë lufte me Covid-19/ Kompozitori italian: Ja pse Irma në projektin “Bella Ciao”

27/04/2020 16:17

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar kompozitori italian, Tommaso Primo. Tommaso, ishte inicatori i realizimit të këngës partizane italiane “Bella Ciao”, e cila u këndua në shtatë gjuhë të ndryshme, njëra prej tyre dhe në gjuhën shqipe.

Shqipërinë në këtë projekt e përfaqësoi këngëtarja e njohur Irma Libohova. Gjatë fjalës së tij, Tommaso shprehu falenderimet më të sinqerta për Irmën, e cila pranoi me zemër për të qenë pjesë e këtij projekti. Gjithashtu ai falenderoi dhe shtetin shqiptar për ndihmën që i ka dhënë Italisë, këto kohë pandemie, duke dërguar në drejtim të saj ekipe të personelit mjekësor.

“Kam dëgjuar disa artistë nga e gjithë bota dhe kam dëgjuar disa këngë të Irma Libohovës. E falenderoj sepse ajo ka kënduar me shpirt për t’u bërë pjesë e këtij, projekti. Kjo këngë ka një rëndësi të veçantë për datën 25 prill, kam marrë disa jo, por e falenderoj Irmën edhe pse nuk më ka refuzuar. Është Greqia, Palestina që janë përfaqësuar në këtë bashkëpunim mes tyre dhe Shqipëria. I falenderoj shqiptarët edhe për ndihmën që i kanë dhënë italisë”, tha kompozitori.

Covid-19, bashkë në kohë lufte/ 7 artistë nga mbarë bota performojnë “Bella Ciao”, në mesin e tyre Irma Libohova

Top Channel