Të moshuarit thyejnë karantinën/ Tiranë, dolën për pazar dhe shëtitje, mes tyre edhe gjyshër pa maska

27/04/2020 15:19

Tirana nuk bën pjesë në zonën e gjelbër, pra nuk është pjesë e qyteteve ku masat janë lehtësuar, megjithatë shumë qytetarë kanë thyer karantinën duke qenë se nuk e kanë kuptuar këtë njoftim.

Duke neglizhuar çdo këshillë që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe të koronavirusit në Shqipëri, rrugët e kryeqytetit sot më shumë se kurrë javët e fundit u pushtua nga qytetarë, të cilët duket se rregullat i kanë harruar ose janë lodhur me to.

Përdorimi i maskave bëhet vetëm nga një pjesë e vogël e tyre, ndërsa mbetet mision i vështirë të gjesh qytetarë me doreza në rrugët e Tiranës.

Shqetësues është fakti se si distanca me njëri-tjetrin nuk ruhet as nga të rinjtë e as nga më të moshuarit, të cilët janë keqkuptuar me njoftimin dhe mendojnë se masat janë lehtësuar.

Top Channel