Emrat/ U gjetën të pajetë në një kodër, këto janë dy burrat e vrarë në Lezhë

27/04/2020 16:30
Foto ilustruese

LEZHË- Dy persona janë gjetur të vrarë në afërsi të Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Preng Simoni dhe Kolë Murrani të cilët sipas policisë mund të jenë vrarë me armë zjarri.

Të njëjtat burime për Top Channel bëjnë me dije se viktimat janë të moshës rreth 60-vjeç, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së dy burrave.

Top Channel