Pamjet nga vendi i ngjarjes/ RENEA ‘blindon’ zonën ku u vranë dy vëllezërit Haxhia në Durrës

27/04/2020 18:56

DURRËS- Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me kallashnikov pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes në Shënavlash të Durrësit kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Dy vëllezërit kanë qenë në makinën e tyre tip Golf ku persona ende të pa identifikuar kanë hapur zjarr duke i lën të vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat RENEA si edhe Drejtori i Policis, Ardi Veliu si dhe Drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.

Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin, ndërsa pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi  paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.

Postblloqe të shumta policore janë ngritur në hyrje  daljet e Durrësit dhe në zonën e Fushë Krujës. Kontrolle për gjetjen e autorëve po kryhen dhe në zonën përreth.

Shumë persona në zonë janë shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi krimin dhe rrethanat e tij.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel