Nga sot 17 lloje biznesesh kanë të drejtën të hapin dyqanet e tyre ku sipas asaj që i është komunikuar nga qeveria duhet të pajisen me një leje në e-albania e më pas të nisin punën, por problemet për ta nuk përfundojnë me kaq.

Dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit me një leje të posaçme dhe qepenin lart presin t’i rikthehen normalitetit po vështirësitë nuk mungojnë.

Shumë prej tyre kanë pamundësi për të kryer furnizimin me kufijtë që janë të mbyllur ndërsa gjithashtu frika nga klientët, të cilët mund të tregohen të pakujdesshëm pa maska e dorëza mbetet shqetësuese. Gjatë gjithë kësaj periudhe iu është dashur të paguajnë qiratë në mënyrë korrekte si më parë duke qenë se nuk kanë mundur të arrijne dakordësinë me të zotët e dyqaneve. Një pjesë e mirë e tyre kanë humbur punëtorët nga pamundësia per t’i paguar, e nga ana tjetër iu duhet të mendojnë se si do t’i marrin maksimumin biznesit te tyre në këto kushte.

Me fashën e orarit të vendosur 05:00 deri në 17:30 këtyre bizneseve iu duhet jo vetëm të mendojnë për të siguruar fitimin personal por sigurisht dhe qiranë në fund të muajit.

Top Channel