Gjermani, radikalët e djathtë AfD shkarkojnë zëdhënësin që lavdëronte gjyshin “fashist, të racës ariane”

27/04/2020 18:18

Zëdhënësi i vjetër i partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD, është shkarkuar sot pasi për të disatën herë ka lavdëruar gjyshin e tij që e përshkruante si “fashist” dhe “arian”.

Grupi parlamentar i AfD konfirmoi pezullimin e Christian Lueth, i cili punonte me partinë që prej vitit 2013.

E përditshmja Die Zeit shkruante se Lueth ishte shkarkuar me kërkesë të zyrtarit të lartë Alexander Gauland pas një vlerësimi të brendshëm të çështjes.

“Lueth disa herë e ka përshkruar veten si fashist dhe i është referuar prejardhjes Ariane të gjyshit të tij”, shkruante gazeta sipas burimeve të partisë.

Gjyshi i Lueth ka qenë komandant nëndetëseje gjatë Luftës II Botërore dhe ka marrë Kryqin e Hekurt nga lideri nazist Adolf Hitler, thuhet në artikull.

Bashkë-kryetari i AfD, Tino Chrupalla konfirmoi pezullimin por nuk dha detaje për arsyen.

Top Channel