Këngëtarja e famshme Katy Perry pak muaj më parë suprizoi të gjithë fansat teksa konfirmoi shtatzëninë në klipin e këngës “Never Worn White”.

Në një intervistë për “American Idol” këngëtarja u shpreh se është e tmerruar që mund ta lindë vajzën e saj në një kohë pandemie duke shpresuar se gjithçka do t’i rikthehet normalitetit kur të vijë ky moment.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar gjithashtu se Katy dhe Orlando po kalojnë momente të vështira në çift për shkak të izolimit social dhe shtatzënisë së 35-vjeçaren.

Top Channel