Qindra qytetarë kanë mbushur sot rrugët e qytetit të Gjirokastrës.

Nuk janë vetëm banorë të qytetit, por edhe banorë të rrethinave që kanë përfituar nga kjo liri për të ardhur në qytet dhe për të kryer shërbime që ishin të pezulluara prej kohësh.

Policia duket se e ka të pamundur që të kontrollojë grumbullimin e më shumë se dy personave. Njerëzit kanë nxituar sot të takojnë të afërmit, të shkëmbejnë biseda mes tyre dhe t’i gëzohen kësaj dite pranvere pas një kohe kaq të gjatë izolimi.

Librazhdi e Prrenjasi janë dy bashki të gjelbra në qarkun e Elbasanit. Prej kësaj të hëne lëvizja këtu është lehtësuar, por me disa rregulla të përcaktuara. Rregulla të cilat duket se nuk janë kuptuar ose nuk janë zbatuar si duhet. Ngado sheh grumbullime me më shumë se dy persona, ndërsa pensionistët kanë kaluar orarin e tyre të përcaktuar 06:00-08:00.

Ndërkohë që rregullat janë të përcaktuara për lëvizjen në qytet, jashtë qytetit ndalimet janë më strikte. Banorët e Librazhdit dhe Prrenjasit mund të lëvizin lirisht deri në orën 17:30 deri në Pogradec, edhe kjo një bashki e gjelbër. Por nuk mund të shkojnë në drejtim të Korçës, Elbasanit apo Tiranës. Në kufirin mes këtyre qyteteve janë vendosur postblloqe policie të cilët kontrollojnë për respektimin e këtij rregulli.

Edhe Divjaka eshte shpallur zonë e gjelbër me risk të ulët. sot dolën dhe qytetarët në rrugë edhe pse në këtë bashki puna e bujqve nuk është ndalur. Por në Divjakë vazhdon dalja në grupe në breg të detit dhe në parkun kombëtar Divjakë Karavasta.

Top Channel