“E kishte si mbesë”/ 72-vjeçari akuzohet për abuzim seksual, vëllai: S’e takoj në burg, më qan zemra

27/04/2020 14:14

Zenel Tusha, vëllai i Bashkim Tushës, 72-vjeçarit nga Saranda i cili është akuzuar për abuzimin seksual ndaj një 17-vjeçareje, ishte i pranishëm me anë të një interviste në “Shqipëria Live.

Gjatë fjalës së tij Zeneli tha se beson me forcë që vëllai nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të miturën e kishte si mbesën e tij. Madje mes lotësh ai thotë se të vëllanë, ka nëntë ditë pa e takuar:

“Nuk iki ta takoj në burg, më qan zemra ta shoh aty”, u shpreh Zeneli.

“Unë s’di gjë fare ç’ka bërë vëllai im. Por di që vëllai im s’ka faj sepse ato (familjen e vajzës) i ka mbajtur me bukë. Ata shkonin si vëllezër (Bajram Tusha, i akuzuari me Vullnetin, babanë e vajzës) . Vëllai nuk është dhe shumë mirë, e la gruaja, iku dhe djali që u vra në Greqi. Kam nëntë ditë pa e takuar. Në burg s’e kam takuar, sepse e kam zemrën time, më qan zemra. Nuk besoj ta ketë bërë në botë, sepse e kishte si mbesën e tij. Këto fjalë pse nuk dolën më përpara, por dolën tani që u martua. Kjo s’ka akuzuar më parë, por sapo u martua e akuzoi”, u shpreh Zenel Tusha.

72-vjeçari akuzohet për abuzimin e 17-vjeçares/ Habit babai i vajzës: Është i pafajshëm, s’e bënte kurrë ai te fëmija im këtë gjë

Top Channel